Vendosni fjalën kyçe....

Meta mesazh për politikanët: Mos e humbisni 13 tetorin


Presidenti i vendit Ilir Meta iu ka kujtuar politikanëve se data e zgjedhjeve është 13 tetori.

Meta i bëri këto deklarata gjatë një takimi me Zëvendës Kryetaren e Grupit Parlamentar të CDU/CSU, Katja Leikert.

Presidenti tha se politika shqiptare nuk duhet ta humbasë 13 tetorin, pasi kjo do të përshkallëzonte më tej krizën politik në vend.

“Nëse politikanët vendas e kanë të pamundur të mësojnë nga vendet me përvojë të konsoliduar demokratike se si zgjidhen krizat, kanë rastin të mesojnë nga një shtet i ri si Kosova se si u jepet mundësia qytetarëve të thonë fjalën e tyre përmes zgjedhjeve të parakohshme për të ardhmen e institucioneve qeverisëse”, theksoi Kreu i Shtetit.

Në këtë takim Meta vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira ndërmjet Shqipërisë dhe Gjermanisë, dhe vëmendjen e posaçme që Gjermania po i kushton Shqipërisë, rajonit dhe perspektivës sonë europiane.

Kreu i Shtetit e falenderoi Leikert për angazhimin e posaçëm të Bundestagut dhe veçanërisht të grupit parlamentar CDU/CSU për parandalimin e thellimit të krizës politike ku ndodhet vendi, dhe theksoi se nëse do të ishin dëgjuar në kohë sugjerimet dashamirëse të drejtuesve të lartë të CDU, gjendja sot do të ishte krejt e ndryshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *