Vendosni fjalën kyçe....

Krahason kolegun me ngjyrë me gorillën në transmetim direkt, spikerja e lajmeve detyrohet të kërkojë falje (VIDEO)


Një spiker lajmesh me ngjyrë është krahasuar në transmetim direkt me një gorillë nga kolegia e tij. Alex Housden, një spikere e bardhë në televizionin “Koco 5 News” po komentonte për një gorillë në kopshtin zoologjik të qytetit Oklahoma, i cili kishte llogari në Instagram.

Ndërkohë që video e majmunit luhej në ekran, Housden i tha kolegut të saj Jason Hackett: “Ai duket si ti”.


Por ky koment nuk u prit mirë nga shikuesit me ngjyrë, të cilët e kritikuan prezantuesen e madje disa kërkuan dhe pushimin e saj nga puna.

Ditën tjetër Housden doli në ekran duke qarë dhe i kërkoi falje jo vetëm kolegut por gjithë publikut.

“Unë jam këtu këtë mëngjes sepse dua t’i kërkoj falje jo vetëm për kolegut tim Jason, por të gjithë komunitetit tonë.

Unë thashë diçka dje që ishte e pakujdesshme nga ana ime. Ishte e papërshtatshme dhe unë lëndova njerëz.”, tha ajo.

Housden i tha Hackett se e konsideron atë një nga miqtë e saj më të mirë dhe shtoi: “Unë kurrë nuk do të bëja asgjë me qëllim që të të lëndoja”.

“Kërkoj falje për ato që thashë. Unë e di se ishte gabim dhe më vjen keq.”, tha Housden.

Hackett e pranoi ndjesën e koleges dhe e quajti atë mikeshën e tij. Ai theksoi rëndësinë e kuptimit të “stereotipeve”, të “prejardhjes së njëri-tjetrit” dhe “fjalëve që prekin shumë”.

https://www.youtube.com/watch?v=ohuOPEwCQ8U


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *