Vendosni fjalën kyçe....

Aksident i rëndë në Fier, humb jetën 14-vjeçari


Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Fierit.

Një automjet ka përplasur një 14-vjeçar i cili po kalonte në anën tjetër të rrugës, në aksin rrugor Fier-Seman, në vendin e quajtur “Fermë e Çlirimit”.

14-vjeçari ka humbur jetën ndërkohë që drejtuesi i automjetit ka braktisur makinën dhe është larguar. E plagosur ka mbetur nëna e adoleshentit, e cila është dërguar në spitalin e Fierit.

“Sot rreth orës 09:20, në vendin e quajtur “Fermë-Çlirim”, shtetasi R.S, 20 vjeç, banues në Dërmënas, duke drejtuar automjetin tip “Volksëagen” ka aksidentuar shtetasen M.B, 36 vjeçe, e cila ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve si dhe djalin e saj 14 vjeçar i cili ndërroi jetë.

Drejtuesi i mjetit R.S pas përplasjes është larguar nga vendngjarja por u kap nga shërbimet e policisë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes e plotë të ngjarje”, thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *