Vendosni fjalën kyçe....

Avioni rrëzohet në det, pilotit i habit të gjithë me VIDEO-SELFIE


Një avion i vogël është rrëzuar në brigjet e Kalifornisë, dhe piloti dhe pasagjerja filmuan veten ndërkohë që prisnin të shpëtoheshin nga Garda Bregdetare Amerikane.

David Lesh dhe një grua pasagjere kaluan rreth 30 minuta në ujë të martën pasi avioni i tyre u rrëzua në Gjirin e Half Moon, në jug të San Franciskos. Ata shpëtuan pa lënduar, por gjesti i tyre shkaktoi dyshime se rrëzimi kishte qenë spekulim.

Kjo sepse gjatë gjithë kësaj kohe ata bënë selfie dhe regjistruan video me celular.

Duke folur për NBC, Lesh tha: “Unë me siguri isha 3,400 metra në ajër, bëra gjithçka që munda. Unë nuk mund ta bëja motorin të punonte dhe e futa në Paqësor.”

“Ne anashkaluam përgjatë ujit për disa qindra metra dhe ndikimi ishte shumë minimal, nuk ishte aspak e vështirë dhe menjëherë hapëm derën dhe dola në krah.”, thotë ai.

Duke iu përgjigjur akuzave për spekulim, Lesh tha se ata që mendonin se e kishte bërë me qëllim kanë “humbur mendjen”, pasi ai e kishte blerë aeroplanin më pak se tre muaj më parë. Dhe për më tepër i kishte kushtuar më shumë se 200,000 dollarë. Ai kishte harxhuar dhe 40,000 dollarë të tjera për disa rregullime.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *