Vendosni fjalën kyçe....

Miley do i marrë të gjitha kafshët pas divorcit me Liam


Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth nuk kannë fëmijë bashkë, por ata kanë shumë kafshë shtëpiake… dhe tani që po ndahen, është Miley ajo që do i mbajë të gjitha kafshët në një çati.

TMZ” shkruan se persona pranë çiftit, kanë thënë se Miley do i mbajë të gjitha kafshët që ka adoptuar me Liamin, ku përfshihen 7 qen, 2 kuaj, 2 kuaj të vegjël, 3 mace dhe dy derra.

Nëse Liam do dëshironte mund të fillonte një “luftë” me ish-gruan, sepse në Kaliforni ekziston një ligj i ri që i lejon gjyqtarët të përcaktojnë se cila palë është më e përshtatshme për të mbajtur kafshët shtëpiake.

Gjykatësi i kushton shumë rëndësi se kujt i interesojnë kafshët më shumë. Gjykatësit madje kanë fuqinë të japin kujdestari të përbashkët për kafshët shtëpiake.

Por nuk është ky rasti. Miley është ajo që i dha pothuajse të gjitha kafshëve një shtëpi në radhë të parë – kryesisht përmes birësimit. Plus ajo sigurisht që është e apasionuar pas tyre.

Megjithatë ishte Liam, ai që i shpëtoi kafshët gjatë zjarreve të vitit të kaluar në Malibu, të cilat shkatërruan shtëpinë e tyre. Miley madje e vlerësoi heroizmin e Liam gjatë një interviste.

Por Liam nuk do të nisë një sherr me Miley-n për këtë. Liam paraqiti kërkesën për divorc nga Miley këtë javë, pak kohë pasi publikuan lajmin se ishin ndarë.

Duket se divorci nuk do të hasë shumë peripeci ligjore pasi Liam dhe Miley kishin një kontratë paramartesore, ku vendosin t’i mbajnë të gjitha gjërat e tyre të ndara. Kështu që nuk do të ketë ndonjë grindje për pronën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *