Vendosni fjalën kyçe....

Voltana Ademi këmbëngul: Akti i bllokimit të fondeve ishte i paprecedentë


Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi ka reaguar përsëri lidhur me bllokimin e fondeve për bashkinë e drejtuar nga ajo, menjëherë pasi Ministria e Financave dhe Ekonomisë e mohoi këtë pretendim.

Por Ademi është e qartë se kjo ka ndodhur dhe këtë e quajti një vendim politik dhe të paprecedentë.

Kryebashkiakja tha se shpreson në një reflektim të ministres së Financave si profesioniste e fushës për të vijuar normalisht investimet dhe shërbimet e planifikuara në Shkodër.

“Ne operojmë me fondet e familjes sonë, të banorëve të Shkodrës, si një familje e madhe. E vetmja bashki në Shqipëri që mbahet me atë se çfarë banorët e Shkodrës kontribuojmë përmes taksave dhe tarifave vendore. Bllokimi për një ditë nuk i bën asgjë Shkodrës. Është një çështje që do të shqyrtohet shpejt nga Ministria e Financave dhe maksimumi ajo mund të pengojë biznesin për përfitimet që duhet të marrin, por edhe banorët për shërbimet që duhet të marrin. Veprimi është i paprecedentë, është politik në atë që kam lexuar nuk mund ta imagjinoj që një nëpunës civil të shprehet për mandate politike lidhur me një bashki. Është një tagër që nuk i takon. Është përgjegjësi institucionale dhe individuale, në atë që ata kanë shkruar me e-mail me bashkinë e Shkodrës. Nuk ka komunikim zyrtar, është e pamoralshme”-tha Voltana Ademi.

Ademi komentoi dhe situatën e krijuar në Shkodër, lidhur me Këshillin e Ri bashkiak dhe pretendimet e socialistëve për postin e saj.

 “Unë jam kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, kur them që duhet t’i jepet mundësia për zgjedhje, duhet të jetë mundësi për alternativa zgjedhjesh.

Legjitimitetin i Këshillit Bashkiak nuk e vendos kryetari i Bashkisë, reagimi qytetar ka qenë. Do ja lëmë qytetarëve të vendosin në ditët në vijim se çfarë do të ndodhë. Bashkia e Shkodrës në asnjë rast nuk do të veprojë kundër ligjit. Kjo periudhë është periudhë tranzitore. Duhet të shkojmë me domemos në zgjedhje”– shtoi Ademi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *