Vendosni fjalën kyçe....

Balluku: Korça qyteti i parë pilot për gazifikimin


Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, ka zbuluar më tepër detaje nga bashkëpunimi me Azerbajxhanin mbi gazifikimin e vendit.

Balluku thotë se gazifikimi do nisë si projekt pilot nga qyteti i Korçës.

Vizita e Presidentit të Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, në Tiranë, shënon një gur të ri kilometrik në marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve tona. Kemi diskutuar dhe mirëpritur ekspertizën e tyre në sektorin e gazit, jo vetëm për projektin e madh të Vlorës, por edhe për gazifikimin e vendit, nisur nga qyteti i bukur i Korçës. Shumë shpejt detaje për planet e së ardhmes së afërt me Socar, një nga kompanitë e ekselencës botërore në fushën e gazit”-shkruan Balluku.

Belinda Balluku në cilësinë e zv/kryeministres ka pritur Presidentin e Azerbajxhanit gjatë vizitës së tij në Shqipëri ku u takua me homologun e tij Bajram Begaj dhe Kryeministrin Edi Rama.