Vendosni fjalën kyçe....

Alibeaj pas mbledhjes së Kryesisë: Mbajtja e vulës nuk është moment triumfi, në zgjedhje të dalim me kandidatë të përbashkët


Enkelejd Alibeaj, në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së Kryesisë së grupimit të tij, ka deklaruar se propozimet tij mbi garimin në zgjedhjet e 14 majit gjetën mbështetje nga të pranishmit.

Në lidhje me vendimin e gjykatës së Apelit për vulën, ai tha që ky nuk përbën moment triumfi apo revanshi, por është një moment i ngarkimit me përgjegjësi historike.

Alibeaj theksoi se propozoi tre çështje që kanë të bëjë me aleancat për zgjedhjet me të gjitha partitë e djathta, kandidatët për këshillat bashkiakë si dhe hapjen pa kufizimin edhe për kandidatët e primareve për të garuar në siglën e PD-së në zgjedhjet e 14 majit.

Ajo që kam propozuar gjeti mirëkuptim. Është një moment  ngarkimit me një përgjegjësi historike, është momentin i mirë për të rimarrë struktura e PD energji të reja për rritje dhe fitore. Jam i vetëdijshëm dhe i kënaqur që gjeta po të njëjtën konsideratë nga kolegët.

Tre çështje propozova, dhe gjeta dhe mbështetje. Lidhur me aleancat, PD merr përsipër ndërtimin e një aleance sa më të gjerë të partive të qendrës së djathë për maksimizim të votave.

Së dyti, lidhur me këshillat bashkiak është miratuar që duhet të filloj menjëherë nga puna duke ftuar demokratët që kanë qëndruar në momentet e vështira të PD, që të bëhen dhe do jenë pjesë e listave.

Së treti, lidhur me kandidatët, votimet me primare nga grupi i rithemelimit dhe kandidatë të tjerë i kam propozuar PD dhe kemi gjetur mbështetje, hapjen pa asnjë kufizim. Synimi i vetëm është dalje me një kandidat të vetëm në çdo bashki.

Thelbi i qëndrimit të propozuar nga unë ka qenë kjo, një kandidat dhe fitues! Një kandidat për demokratët duke mos përjashtuar ata të grupit të Rithemelimit, për të përzgjedhur më të mirin rreth të cilin të bashkohen forcat. Bashkimi i forcave në zgjedhje është një arsye e fortë për këdo, të heqim urrejtjen e madhe mes nesh e të mendojmë për shqiptarët dhe të gjithë ata që janë kundër këtij regjimi”-deklaroi Alibeaj.