Një 27-vjeçar ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Divjakë, pasi dyshohet se kundërshtoi me dhunë policët e patrullës së përgjithshme.
Sipas policisë, i riu me inicialet E.B, në rrugën e plazhit të Divjakës, duke drejtuar automjetin tip “Land Rover”, ka kundërshtuar me dhunë dhe ka goditur me grushte dy policë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.
Njoftimi i plotë i policisë:
Divjakë
Kundërshtoi me dhunë punonjësit e Patrullës së Përgjithshme, arrestohet në flagrancë autori.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:
E.B, 27 vjeç, banues në Divjakë
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në rrugën e plazhit të Divjakës, duke drejtuar automjetin tip “Land Rover”, ka kundërshtuar me dhunë dhe ka goditur me grushta dy punonjës të Patrullës së Përgjithshme.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.