Vendosni fjalën kyçe....

Protesta e opozitës jehonë në mediat ndërkombëtare, çfarë shkruajnë


Mediat ndërkombëtare i kanë bërë jehonë protestës së sotme të opozitës. Protesta është pasqyruar nga mediat ndërkombëtare si Reuters”, “Corriere.it”, “Repubblica.it”, “LeTelegramme”, të cilat shkruajnë mbi përplasjen mes protestuesve dhe policisë.

Të parët çanë kordonin e policisë dhe grisën tendën e vendosur si mbrojtje, duke tenduar të futen brenda institucionit, ndërsa të dytët përdorën gazlotsjellës për t’i penguar.

Nga protesta ka patur disa të lënduar. Fillimisht u fol për gjashtë të lënduar të cilët janë shoqëruar me autoambulancë në spital, dy prej të cilëve policë, mirëpo numri i tyre mendohet se është më i lartë.

Po ashtu ka payur edhe gazetarë dhe kameramanë në gjendje të fikëti ndërsa raportonin protestën live, njëri prej të cilëve Isa Myzyraj.

Por kryeministri Edi Rama nuk ka shprehur shqetësim për asnjë nga të lënduarit, vetëm për “kërpudhën” që u dëmtua.

Lajm i cili është raportuar edhe nga mediat e huaja.

” Një oficer apeloi për qetësi pasi disa protestues u përpoqën të çmontonin skelat që mbronin një çadër të ndriçuar – një vepër arti shumë e dashur për Ramën.”, shkruan “Reuters” duke iu referuar kërpudhës së Carsten Holler.

“KËRPURDHA – Vepër e Carsten Holler, pjesë e një cikli të ekspozuar në disa muze, dhuruar Kryeministrisë pas një vizite në vendin tonë, që e ktheu artistin e famshëm bashkëkohor në një ambasador të Shqipërisë e shqiptarëve.Ndjesë Carsten, kjo s’është Shqipëria këta s’janë shqiptarë”, shkruante Rama.

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar pas lëndimit të protestuesve në protestë. Sipas Bashës, ishte plan i kryeministrit Edi Rama për të nxitur dhunë në protestë.

“Hapja e kordonit policor, plan i Rames per te nxitur dhunen Ministri i Brendshëm e di fare mirë që kordoni i policisë ka hapur radhët për të krijuar një skenë të tillë. Siç e shikoni rrinë duarkryq sepse kanë një skenar për të nxitur dhe për të stimuluar dhunë. Ka nisur para katër ditësh me deklarata të papërgjegjshme të Policisë, ka vazhduar gjithë mbrëmjen e djeshme, ditën e sotme, gjatë kohës që kanë qarkulluar protestuesit. Dhe tani ndërkohë që protesta filloi plotësisht në mënyrë paqësore dhe s’kam asgjë me efektivët, se efektivët kanë marrë lule nga ne në fillim të protestës. Ndërkohë me presionin më të vogël të turmës, që natyrisht që janë të irrituar sepse janë banorë të Unazës së Re, kanë shkuar për t’u prishur shtëpitë për t’u vjedhur 18 milionë euro, papritur shohim që hapet kordoni policor. Kjo do të thotë që ka një plan për të nxitur dhunë. Ka një plan për të nxitur dhunën që t’i drejtojë gishtin e akuzës opozitës dhe kjo është e papranueshme.”, tha Basha.

Presidenti Ilir Meta, nga ana tjetër ka kërkuar vetëpërmbajtje nga të gjitha palët e përfshira në incident.

Gjatë protestës reaguan edhe Ambasada Amerikane në Tiranë dhe Delegacioni i Bashkimit Europian të cilët kërkuan rivendosje të qetësisë./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *