Vendosni fjalën kyçe....

Protesta në SHBA, arrestohen 13 persona


Policia arrestoi të paktën 13 vetë të shtunën në Portland të shtetit Oregon, si edhe vendosi barrier betoni, mbylli rrugë dhe ura, si edhe konfiskoi një numër të madh armësh në një përpjekje për të parandaluar dhunën mes grupeve të së djathtës së skajshme dhe kundërprotestuesve anti-fashistë, raporton Zëri i Amerikës.

Shefja e policisë, Danielle Outlaw e përshkroi të shtunën si një “ditë të gjatë dhe të mundimshme” dhe tha se shufra metalike, mburoja dhe sende të tjera të forta u konfiskuan nga forcat e policisë, në qendrën e qytetit ku pati shumë njerëz, por jo incidente madhore mes dy grupeve.

Protesta ishte organizuar nga grupi i së djathtës së skajshme “Proud Boys”. Përballë tyre ishte grupi i veshur me të zeza i protestuesve antifashistë.

Danielle Outlaw tha se autoritetet arritën të mbajnë grupet larg njëri tjetrit. Zëdhënësja e policisë tha se në një periudhë të ditës rreth 1 mijë e 200 veta ishin në rrugë por numri ra në rreth 400 më vonë pasdite.

Kryebashkiaku i Portlandit, Ted Wheeler tha se afro 1 mijë oficerë të policisë së Portlandit ishin në terren të shtunën të ndihmuar nga Policia Shtetërore e Oregonit, forca të tjera policie dhe FBI-ja.

Në një konferencë shtypi në mbrëmje au the se ngjarja kishte lidhje me “një lëvizje në rritje të nacionalizmit të bardhë” dhe një ndjesi në frike në rritje.

Kryebashkiaku tha se Joe Biggs, organizatori i demonstratës së të djathtës së skajshme, nuk ishte i mirërpritur në Portland.

Biggs tha se e shtuna ishte një sukses, duke iu referuar një mesazhi të Presidentit Donald Trump në Twitter, ku ai linte të kuptohej se do të merrte masa ndaj grupit Antifa që organizonte kundërprotestën, por nuk përmendi protestën e së djathtës së skajshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *