Vendosni fjalën kyçe....

Superkupa e Shqipërisë, formacionet e përballjes Partizani-Kukësi


Partizani dhe Kukësi do të pëballen midis tyre në finalen e Superkupës së Shqipërisë ditën e sotme, në stadiumin “Elbasan Arena”.

Të dyja ekipet, vijnë me trajnerë të rinj nga sezoni i shkuar i Superiores, po ashtu edhe ekipet respektive kanë pësuar ndryshime në reparte të caktuara.

Tekniku Lerda, vjen në këtë takim me formacionin 3-5-2, si edhe me të njëjtët lojtarë që luajtën ndaj Sherifit të Tiraspolit, në takimin e vlefshëm për turin e dytë të Europa League.

Nga ana tjetër, trajneri Shpëtim Duro, ka hedhur në fushë menjëherë blerje të verës, si Avdyli, Kotobelli, Musta apo Gavazaj.

19:00 | Partizani-Kukësi

FORMACIONET

PARTIZANI: Hoxha, Bitri, Boldor, Belica, Kordeiro, Mala, Telushi, Broja, Trashi, Asani, Solomon.  Trajner: Franko Lerda.

KUKËSI: Avdyli, Teqja, Musta, Maliqi, Kotobelli, Musolli, Rroca, Limaj, Ethemi, Gavazaj, Shkurtaj. Trajner: Shpëtim Duro.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *