Vendosni fjalën kyçe....

Kanosën me armë 4 persona në lokal, ndalohen dy të rinjtë në Shijak


Policia ka ndaluar dy të rinj, lidhur me ngjarjen e dy ditëve më parë në një lokal në Shijak, ku janë kërcënuar me armë katër persona.

Të ndaluarit janë: J.Gj., 21 vjeç, banues në Pjezë, Shijak dhe E.B., 22 vjeç, banues në Pjezë, Shijak;

Sipas policisë, këta persona më 13 gusht kanë kanosur 4 persona dhe qëlluar me armë zjarri në ajër, në një lokal në Gjepalaj.

“Policia e Shijakut zbardh dhe dokumenton ngjarjen e ndodhur dy ditë më parë duke shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit, identifikuar dhe kapur autorët e dyshuar, të cilët kanosën me armë zjarri 4 shtetas në ambientet e një lokali.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Shijak në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, pas një pune hetimore kanë bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur më datë 13.08.2019, identifikimin dhe kapjen e autorëve, të cilët kanosën me armë zjarri 4 shtetas.

Janë ndaluar me iniciativë shtetasit:

  • J.Gj., 21 vjeç, banues në Pjezë, Shijak;
    • E.B., 22 vjeç, banues në Pjezë, Shijak;

Shtetasit e ndaluar , më datë 13.08.2019 , në një lokal në Gjepalaj pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasit E.A., 22 vjeç, A.R., 21 vjeç, V.S., 20 vjeç, J.T., 22 vjeç, banues në Hardhishtë, Shijak i kanë kanosur dhe qëlluar me armë zjarri në ajër.

Gjatë kontrollit të ushtruar në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 gëzhoja model 56.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Kanosja “në bashkëpunim, “Prishja e qetësisë publike”, dhe ” “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit ” parashikuar në nenet 84, 25, 274 dhe 278 / 2 të Kodit Penal.”, thuhet në njoftimin e policisë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *