Vendosni fjalën kyçe....

Trump: Kim Jong Un kërkon sërish takim


Lideri i Koresë Veriore, Kim Jong Un, dëshiron të takohet sërish me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump që të fillojnë negociatat, pas përfundimit të bashkëpunimit ushtarak në mes SHBA-së dhe Koresë Jugore.

Këtë e bëri të ditur Trump me anë të një postimi në rrjetin social Twitter, ai tha se Kim u deklarua kështu me anë të një letre të cilën ia dërgoi.

“Ishte gjithashtu një kërkim falje e vogël për testimin e raketave me rreze të shkurtër, ai  se ky testim do të ndalet kur të përfundojnë ushtrimet”, ka shkruar Trump.

Koreja Veriore ka testuar dy raketa me rreze të shkurtër të shtunën, deklaruan autoritetet e Koresë Jugore, duke theksuar se ky veprim është “shprehje e forcës” kundër ushtrimeve ushtarake të Koresë Jugore me Shtetet e Bashkuara.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *