Vendosni fjalën kyçe....

Putin si motorist “profesionist” në Krime, shkakton zemërim mes ukrainasve (FOTO)


Të gjithë i njohim aftësitë e larmishme të presidentit rus Vladimir Putin: i aftë me armët, shkon për gjueti, ka një rrip të zi në Karate, fluturon aeroplanët dhe drejton motora.

Së fundmi Putin mori pjesë në një festival të grupit të motoçiklizimit “Ujqërit e natës”, që u zhvillua në Sebastol, në Krime. I veshur me xhup lëkure për të respektuar uniformën e motoristëve, Putin e drejtoi vetë motorin krah liderit të grupit.

“Jam shumë i kënaqur që ju shoh të vijoni këtë traditë. Jeni një shembull i shkëlqyer për të rinjtë e vendit”, theksoi presidenti rus.

Shfaqja me biçikletë e quajtur ‘Shadow of Babylon’, është e njëmbëdhjeta që mbahet në Gadishullin e Krimesë.

Mirëpo sipas “BBC“, kjo shfaqje ka shkaktuar zemërim në Ukrainë, ku janë organizuar protesta. Ministria e jashtme e përshkroi vizitën e së shtunës si një “shkelje të ashpër të sovranitetit të Ukrainës”.

Ukraina tha se përpjekjet e Moskës dhe mediave të saj për të paraqitur vizita të tilla si rutinë ishin “patetike”.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *