Vendosni fjalën kyçe....

Rrjedhja e gazit në Minierën e Martaneshit, Policia jep informacionin zyrtar: 3 minatorë të asfiksuar


Mësohet se janë nxjerrë 3 minatorë nga Miniera e kronit në fshatin Thekën në Martanesh, ku ka pasur rrjedhje të gazit në nje prej galerive.

Rrjedhja e gazit ndodhi në galerinë 40, e cila u shemb duke zënë minatorët të bllokuar brenda.

Policia e Dibrës ka publikuar informacionin zyrtar në lidhje me ngjarjen, ku thotë se janë 3 të asfiksuarit nga rrjedhja e gazit dhe jo 6 siç u raportua më herët nga disa medie.

Sipas policisë një minator rreth 50 vjeç ka qenë dule salduar brenda në galeri me gjenerator, ku dyshohet se gjeneratori është aksifksuar si pasojë e gazit të çliruar. Në ndihmë të tij kanë shkuar edhe dy punëtorë të tjerë, shtetasit A. J., dhe M. H., të cilët janë asfiksuar gjithashtu dhe kanë shfaqur probleme shëndetësore.

“Me datë 11.05.2021, rreth orës 12.30, në një subjekt minerar në zonën e Martaneshit, shtetasi Sh. E., rreth 50 vjeç, duke salduar brenda në galeri me gjenerator, paraprakisht dyshohet se si pasojë e gazit të çliruar nga gjeneratori është asfiksuar, dhe në ndihmë të tij kanë shkuar dhe dy punëtorë të tjerë,  shtetasit A. J., dhe M. H., të cilët janë asfiksuar dhe kanë shfaqur probleme shëndetësore.  

Shtetasit e lartëpërmendur janë nxjerrë nga galeria dhe janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon hetimi për zbardhjen e plotë shkaqeve ngjarjes.”– thuhet në njoftimin e policisë.