Vendosni fjalën kyçe....

Shullazi refuzon izolimin në “41 bis”, avokati: Ka punuar në bibliotekën e burgut, si u bë befas “armik publik”?


Emiljano Shullazi dhe anëtari i bandës së tij, Gilmando Dani, kanë refuzuar transferimin në regjimin ’41 bis’ në një burg të sigurisë së lartë.

Vendimi i autoriteteve shqiptare është ankimuar sot nga avokati i Shullazit, Vladimir Meçe, raporton Balkanweb.

Avokati argumenton se klienti i tij nuk e ka statusin e të dënuarit e për pasojë nuk mund të izolohet nën regjimin ’41 bis’.

Meçe thekson se takimet e Shullazit me familjarët e tij që janë të burgosur në burgun 313 janë krejt normale dhe nuk bien ndesh aspak me ligjin.

“Ajo që thuhet në Urdhrin e Ministrisë së Drejtësisë për Emiljano Shullazin se ‘subjekti mban komunikime me organizatën kriminale ky bën pjesë dhe me organizata të tjera, si edhe me të paraburgosurit e tjerë që i përkasin të njëjtit grup me të cilët bashkëpunojnë’ është e paplotë dhe nuk vërteton qëllimin e këtyre kontakteve apo komunikimeve. Emiljano Shullazi ka qenë i paraburgosur te 313 dhe bashkë me të ka qenë nipi i tij Endrit Zela, shoku i tij i fëmijërisë Gilmando Dani dhe kushëriri i tij Blerim Shullazi, të këta sipas gjykatës së shkallës së parë “pjesë e një grupi të strukturuar kriminal”.

Nëse ministri e ka fjalën për këta persona të cilët “janë pjesë të së njëjtës organizatë kriminale” kujtojmë se mes qenieve njerëzore ka edhe marrëdhënie njerëzore, daja do të takojë nipin e tij, do të kujdeset për të dhe kjo nuk mund të quhet organizatë kriminale dhe as e kundërligjshme”. Emiljano Shullazi ka qenë i punësuar në bibliotekën e Burgut, nuk ka asnjë vërejtje apo masë disiplinore për shkelje të rregullore. Si mund të shpjegohet që ky individ një ditë të bukur si “rrufe në qiell të pastër” u bë “Armiku publik që duhej të izolohej patjetër në regjimin 41 bis.” – thotë Meçe mes të tjerash.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *