Vendosni fjalën kyçe....

Milan në gjurmë të mesfushorit të Dinamo të Zagrebit


Milani  tani ka hedhur sytë nga një lojtar për të cilin interesohej edhe më parë.

Sipas “Corriere dello Sport”, drejtuesit kuqezi kanë rikthyer interesimin për Dani Olmo. Zvonimir Boban, ndodhej gjatë gjithë javës në Kroaci, për të folur për lojtarë të ndryshëm, dhe mendohet se mund të ketë folur edhe për 21-vjeçarin spanjoll. Dinamo Zagreb dëshiron ta largojë lojtarin, dhe kërkon një shumë prej 25 milionë euro për ta lënë të lirë.

Deri më tani asnjë ekip nuk e ka plotësuar këtë kërkesë, dhe mesfushori është në pritje të një oferte, që do t’i kënaqte të dyja palët. Me klubet angleze që janë larguar nga gara për shkak se merkato atje është mbyllur, mundësit që atë ta shohim tek Milani, janë vërtet të mëdha.

Gjithsesi ky është një plan B për kuqezinjtë, pasi objektivi i parë është, Angel Korrea, dhe në rast se dështon ky objektiv, atëherë mund të nisin kontaktet me Olmon, për të cilin interesoheshin edhe në fillim të merkatos.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *