Vendosni fjalën kyçe....

Plagosje me armë zjarri në Laç


Një person ka mbetur i plagosur pasditen e sotme në Laç.

Dyshohet se ka pasur një përplasje mes disa personave të cilët më pas kanë përdorur armët e zjarrit.

I plagosuri është identifikuari si 19-vjeçari me iniciale E.M. dhe është sjellë me shpejtësi në spitalin e Traumës në Tiranë.

Deri tani nuk ka të dhëna të tjera mbi shkaqet dhe dinamikën e përplasjes.

Njoftimi i policisë

Në lagjen nr.1 në Laç, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasi E.M. 19 vjeç, banues në Laç, i cili është transportuar në spital ku ndodhet nën kujdes mjekësor.

Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Janë ngritur pika kontrolli  si dhe po bëhet krehja e zones me qëllim kapjen e autorit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *