Vendosni fjalën kyçe....

Game of Thrones dhe Avengers triumfojnë në MTV Awards


Një mbrëmje plot surpriza ishte ajo e ndarjes së çmimeve të MTV Movie Awards. Në kategorinë e filmave më të mirë triumfuan “Avengers: Endgame” dhe “Game Of Thrones”. Trofeun për performancën më të mirë e rrëmbyen Lady Gaga dhe aktorja Sandra Bullock.

“Avengers: Endgame” dhe “Game Of Thrones” triumfuan në mbrëmjen e çmimeve të MTV, duke u shpallur fitues në kategorinë “Filmi më i mirë”. Endgame, që ka nisur të shfaqet në kinematë botërore prej muajit prill, mund të cilësohet një nga filmat më të suksesshëm komercialë, duke u renditur i dyti pas Avatarit. Deri më tani  “Avengers: Endgame” ka grumbulluar nga shitja e bilietave shifrën e 1.2 miliardë dollarëve.

Pavarësisht reagimeve për episodin final të “Game of Thrones”, filmi arriti të rrëmbejë çmimin “Shfaqja më e mirë”. Lady Gaga, u shpall fituese në kategorinë “Performanca më e mirë”, për rolin e saj në filmin “A star is born”.

Aktorja Sandra Bullock, rrëmbeu çmimin për “performancën më të frikshme”, për debutimin e saj në filmin horror, “Bird Box”. Që nga momenti i shfaqjes në Netflix më 21 dhjetor, filmi ka thyer rekord shikueshmërie me 45 milionë vetëm në javën e parë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *