Vendosni fjalën kyçe....

Sulm me bomba në Afganistan, vriten 14 persona e plagosen 150 të tjerë


Militantët talibanë morën përgjegjësinë për një sulm të kryer në kryeqytetin afgan, Kabul, ku u vranë 14 persona ndërsa më shumë se 150 të tjerë u plagosën.

Sulmi erdhi pasi Zalmay Khalilzad, i dërguari i SHBA-ve për paqen, përshëndeti ‘përparimin e shkëlqyeshëm’ pas raundit të fundit të negociatave me talibanët në Katar gjatë fundjavës.

Ky është sulmi i radhës pas disa të tjerësh të ndodhur muajt e fundit ku kanë humbur jetë 10 civilë e ushtarakë.

Talibanët kanë deklaruar se nuk do nënshkruajnë asnjë marrëveshje me Kabulin zyrtar për sa kohë në Afganistan ka ushtarë të huaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *