Vendosni fjalën kyçe....

Tajson rrëfen ‘sekretin’ që përdorte për të dalë i pastër në kontrollet antidoping


Ish-legjenda e boksit botëror, Majk Tajson, ka rrëfyer së për të kalur kontrollet antidoping kishte përdorur një metodë aspak të ndershme.

Në një intervistë për mediat amerikane, Tajson ka pohuar se për të kaluar testet kishte përdorur urinën e fëmijëve të tij.

‘Doja të përdorja atë të sime shoqeje por ajo më tha se do dilja shtatzënë, kështu që përdora të fëmijëve.’ – ka thënë ai.

Tajson është një nga boksierët më të mirë që ka njohur historia megjithatë jeta dhe karriera e tij janë të mbushur me episode të errëta.

Ai ka pohuar se gjatë kohës kur garonte si boksier profesionist ka marrë doping.