Vendosni fjalën kyçe....

Ekzekutohet me plumba kapo-ultrasi i Lacios, Fabrizio Piscitelli


Vritet me armë zjarri kapo-ultrasi i Lacios, Fabrizio Piscitelli, i njohur me nofkën Diabolik. Mediat italiane shkruajnë se Piscitelli i kishin bërë pritë në lagjen Usholana, në “Parco degli Acquedotti”, Romë.

Piscitelli kishte qenë duke ecur në park kur i ishte afruar një person i cili e kishte qëlluar me një plumb në kokë duke e lënë të vdekur në vend dhe ishte larguar më pas mes turmës.

Për momentin hipoteza më e mundshme për krimin është ajo e larjes së hesapeve. Hetuesit, megjithatë, janë duke shqyrtuar të gjitha hipotezat.

Ai nuk ishte i panjohur për policinë jo vetëm për shkak të pozicionit të tij si ultras, por shpesherë ishte cilësuar si kapo i drogës.

Ai identifikohet si ish-kryetar i të ashtuquajturës ‘Ponte Milvio Battery’, një bandë banditësh italiano-shqiptarë nën urdhërat e “Diabolik” dhe me lidhje edhe me shefin e kamorës Michele Senese.

Në 2013, Diabolik u arrestua pas një periudhe mosveprimi sepse konsiderohej nga hetuesit se ishte në qendër të një rrjeti të trafikut të drogës midis Spanjës dhe Italisë.

Në vitin 2016, Piscitellit iu sekuestruan mbi 2 milion eurove pas hetimeve nga Drejtoria e Qarkut Anti-Mafia pikërisht për trafik droge në Spanjë.

Vetëm një muaj më parë, Diabolik kishte festuar dasmën e vajzës së tij në një ceremoni madhështore në zemër të kryeqytetit Italian.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *