Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet kryebashkiaku japonez, grushtoi në fytyrë një banakiere


Policia në Hiroshima ka arrestuar kryebashkiakun e një qyteti japonez, pasi ai në gjendje të dehur ka gjuajtur në fytyrë një banakere – vetëm disa orë pas ceremonisë që përkujtonte sulmin me bomba atomike në qytet.

Sikurse shkruan “RT“, Kunio Watanabe është kryetari 62-vjeçar i bashkisë së Satte, një qytet në prefekturën Saitama, pranë Tokios.

Në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, Watanabe ishte duke pirë vetëm në një bar në Hiroshimë. Ai dyshohet se ka grushtuar banakieren 20-vjeçare disa herë në fytyrë.

Watanabe i tha policisë se ai nuk mbante mend asgjë dhe se nuk e kupton pse ka ndodhur një gjë e tillë. Policia thotë se ai dhe gruaja e re nuk e njihnin njëri-tjetrin.

Incidenti ndodhi vetëm disa orë pasi 50,000 njerëz ishin mbledhur në Hiroshima për të përkujtuar 74-vjetorin e bombardimeve atomike të qytetit nga SHBA-ja, gjatë Luftës së Dytë Botërore.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *