Vendosni fjalën kyçe....

Ylli i Hollivudit shpëton një fëmijë pas një aksidenti me makinë (VIDEO)


Aktori i Hollivudit, Danny Trejo ka ndihmuar në shpëtimin e një fëmije të bllokuar në një makinë të përmbysur pas një aksidenti në Los Angeles, shkruan “BBC“.

Trejo tha se kishte parë një shofer që kaloi me “dritë të kuqe” dhe u përplas me një makinë tjetër, e cila u përmbys. Brenda kësaj makine ndodheshin një grua dhe një fëmijë.

Aktori më pas u afrua dhe shpëtoi foshnjën me ndihmën e një gruaje që sikurse ai, kishte parë gjithçka.

“Ajo … hoqi rripin e sigurimit dhe unë nxora fëmijën në anën tjetër”, tha ai.

Në një intervistë në lidhje me incidentin aktori 75-vjeçar u bëri thirrje shoferëve që të jenë të vëmendshëm në rrugë.

Ai tha se fillimisht ishte përpjekur të zvarritej përmes dritares së makinës por nuk kishte mundur dot ta nxirrte fëmijën jashtë.

Më pas, erdhi në ndihmë të tij një kalimtare femër, e cila tha se quhej Monica Jackson. Aktori tha se ajo u zvarrit në automjet dhe zhbllokoi rripin e sigurimit, duke e lejuar atë të merrte foshnjën.

 

View this post on Instagram

 

I helped rescue a baby after driver ran red light, causing 2-car crash in Sylmar . . . #dannytrejo #sylmar #ktla #abc7

A post shared by Danny Trejo (@officialdannytrejo) on

Gjyshja e fëmijës ishte e plagosur. Të dy thanë se ajo u kishte bërë thirrje atyre që të shpëtonin fëmijën.

“Ajo ishte e plagosur, por gjithçka që thoshte ishte: Merrni fëmijën. Merrni fëmijën”, tha znj. Jackson.

Ngjarja u konfirmua nga departamenti i Policisë në Los Anglelos. Stacioni televiziv lokal KABC-TV raportoi se tre persona u dërguan në spital për trajtim mjekësor.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *