Vendosni fjalën kyçe....

Gjykatësi në Francë rrëzon urdhrin për mbajtjen e maskave në mjedis të hapur


Një gjykatës në Paris ka hedhur poshtë urdhrin për mbajtjen e masave në mjedis të hapur. Ai e quajti urdhrin shkelje të madhe të lirive të qytetarëve vetëm dy javë pasi u rivendos.

Gjykata Administrative e Parisit vendosi kundër politikës së maskimit të enjten, sipas AFP, duke hedhur poshtë urdhrin si ‘shkelje të tepruar, joproporcionale dhe të papërshtatshme të lirisë personale’. Vendimi zbatohet jo vetëm për qytetin e Parisit dhe 2.1 milionë banorët e tij, por për shtatë departamente të tjera në rajonin më të gjerë të Parisit, ose rreth 12 milionë njerëz në total.

Rregulli i maskave në natyrë u hoq në më pak se një muaj pasi zyrtarët e rivendosën atë në fund të dhjetorit, duke përmendur përhapjen e shpejtë të llojit Omicron. Megjithëse e gjithë Franca ka përjetuar një rritje të numrave, Parisi ka parë që infeksionet e tij të rriten në rreth 3,899 infeksione për 100,000 banorë gjatë shtatë ditëve të fundit, sipas Reuters, krahasuar me 3,002 për 100,000 në gjithë vendin.

Megjithëse zyrtarët lokalë ende nuk i janë përgjigjur vendimit, Florian Philippot, një kritik i zëshëm i politikave të qeverisë për pandeminë që kryeson partinë e krahut të djathtë ‘Patriot’, e përshëndeti vendimin në një postim në Twitter, duke shkruar’Jeto i lirë’ e ‘Jeto i lumtur’.

Parisi nuk ishte i vetmi rajon që rriti masat e tij përballë Omicron, me Francën në tërësi që kohët e fundit vendosi një kërkesë për maskim në mjediset e brendshme për fëmijët e moshës gjashtë vjeç e lart, duke i dhënë fund një përjashtimi të mëparshëm për grupmoshën më të re.