Vendosni fjalën kyçe....

Thellohen gropat në dy rrugët e Tiranës, po nuk mbaron me kaq. Nisin të shfaqen të reja (Fotot)


Prej shumë muajsh, gropat në këto dy rrugë të kryeqytetit, shumë pranë Bulevardit të Ri sa vijnë e thellohen.

Përveç tyre, kratere të reja janë shfaqur në asfalt duke shkaktuar jo pak probleme për qarkullimin e makinave përveç dëmeve që pësojnë mijëra mjetet që i përshkojnë rrugët gjat gjithë ditës.

Bëhet fjalë për dy segmente mjaft të rrahura duke qenë se njëra nga rrugët është pjesë e unaës në Paskuqan që bashkohet me Bulevardin e Ri ndërsa rruga tjetër të nxjerr te ish-sheshi Shqiponja.

Rrugët ku gropat sa vijnë e thellohen prej muajsh janë ‘Dine Hoxha’ e ‘Azem Galica’. Fillimisht gropa të vogla, ato janë shndërruar në kratere të thella në jo pak raste kanë rrezikuar të kthehen në burim për aksidente.

Një ndërhyrje e bërë nga ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve disa javë më parë jo vetëm ka çuar në krijimi e një grope të thellë në kryqëzim por ka lënë edhe një grumbull dheu anash duke e bërë tejet të vështirë kalimin.

Sidomos në periudhat kur ka shumë lëvizje mjetesh si në mëngjes apo pasdite, kalimi në rrugën në fjalë është telash duke kushtuar kohë pasi vargu i makinave shkon qindra metra.

Në zonë patrullojnë shpesh makina të Policisë së Shtetit apo Policisë Bashkiake po mesa duket as atyre nuk ua kanë vrarë sytë gropat në mes të rrugës. /Hashtag.al