Vendosni fjalën kyçe....

Vranë pronarin e marketit në sy të fëmijës – dënim të përjetshëm për Vladimir Kurtin, 26 vite burg për mikun e tij


Dënohet me burgim të përjetshëm Vladimir Kurti, i akuzuar për vrasjen e pronarit të një dyqani në zonën e Kamzës gjatë një grabitjeje, si dhe për plagosjen e gruas së këtij të fundit. Skenë kjo që ka ndodhur në sy të fëmijës së çiftit.

Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e shpalli fajtor Kurtin si dhe bashkëpunëtorin e tij, Rruzhdi Hodaj. Ky i fundit është dënuar me 26 vite burg.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në prill të vitit të shkuar, ku Kurti dhe Hodaj janë futur në një market në Kamëz, me qëllim për të grabitur.

Kurti është afruar tek kasa e lekëve për të marrë paratë, ndërkohë që pranë kasës ndodhej fëmija i mitur i Agim Bucit. Rita Buçi, bashkëshortja e Agimit, kur ka parë Kurtin tek kasa, e ka gjuajtur me produkte ushqimore.

Në atë moment Kurti i ka gjuajtur me armë duke e plagosur. Pas kësaj Agim Buci u përlesh me Vladimir Kurtin, i cili e gjuajti me armë dhe atë. Pas ngjarjes të dy të dyshuarit janë larguar me vrap.

Buçi humbi jetën si pasojë e plagëve të marra.

Edhe vetë autorët e kanë pranuar grabitjen, por gjatë shqyrtimit të çështjes janë munduar t’ia faturojnë njëri-tjetrit organizimin dhe përdorimin e armës së zjarrit.

Kurti ishte proceduar edhe më parë nga ana e policisë, për shkak se ishte denoncuar nga i ati i tij për dhunë në familje.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *