Vendosni fjalën kyçe....

Dyshohet se fshehën të ardhurat, procedohen penalisht dy administratorë të bizneseve


Administratorët e dy bizneseve, një në fushën e ndërtimit dhe një në fushën e shitjes së hidrokarbureve, janë proceduar penalisht për fshehje të të ardhurave.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Policinë e Fierit kanë konstatuar se shtetasi B.Ç, 42-vjeç administrator i firmës së ndërtimit në Lushnje dhe A.I, 54-vjeç administrator i një karburanti në Fier, kanë fshehur të ardhurat, i pari duke mos deklaruar faturat e TVSH-së dhe i dyti duke mos lëshuar kupon tatimor.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Në vijim të planit të masave për evidentimin dhe ndëshkimin e paligjshmërisë, dhe në vijim të planit të posaçëm të masave të mara për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e informalitetit, ushtrimit të aktiviteteve të tregëtisë së paligjshme, ushtrimit të aktiviteteve tregëtare pa kasë fiskale, Policia e Fierit procedon penalisht 2 administratorë të subjekteve tregëtare për fshehje të të ardhurave.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në vijim të punës duke monitoruar, kontrolluar dhe goditur informalitetin, proceduan penalisht në gjendje të lirë dy përfaqësues të subjeketeve të cilët kanë vijuar veprimtarinë e kundraligjshme në fushën e hidrokarbureve dhe ndërtimeve:

  • B.Ç, 42 vjeç, banues në Lushnje (administrator i një subjekti tregëtar).

Në aktivitetin që ky shtetas ushtron në fushën e ndërtimit, nuk ka deklaruar në organin tatimor faturat e TVSH-së.

  • A.I, 54 vjeç, banues në Fier

(administrator i një subjekti tregëtar).

Në aktivitetin që ky shtetas ushtron në fushën e shitjes së karburanteve, u konstatua se bënte shitje karburanti pa kasë fiskale.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Fshehje e të ardhurave”.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *