Vendosni fjalën kyçe....

Tërmeti dëmton sërish banesat në Qafëzezë


Shtëpitë që ishin dëmtuar në fshatin Qafëzezë janë dëmtuar sërish nga tërmeti i cili lëkundi rajonin e Korçës ditën e sotme.

Rreth 12 shtëpi në Qafëzezë, kanë pësuar sërish dëme pas lëkundjeve të sotme. Të paktën kështu shprehen banorët e zonës për News 24 .

Sot dy tërmete ranë në Korçë, njëri me epiqendër 10 km në jugperëndim të Bilishtit me magnitudë 3.4, në orën 16:21 dhe tjetri 16 km në Lindje të Korçës me magnitudë 4.4.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *