Vendosni fjalën kyçe....

Policia kanadeze përdor gabimisht ‘filtrin e maces’ gjatë konferencës mbi vrasjen e dyfishtë


Policia kanadeze ka kërkuar falje pasi një ‘filtër maceje’ u përdor gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë në ‘Facebook’ të një konference për shtyp rreth një vrasjeje të dyfishtë, gjatë së cilës oficerja e policisë u vesh me mustafe dhe veshë si të maces.

Rreshterja Janelle Shoihet, nga Policia Mbretërore Kanadeze e Kolumbisë Britanike, fajësoi ‘vështirësi teknike’ për gabimin.

Ajo po jepte një njoftim për vrasjen e një gruaje amerikane dhe të dashurit e saj australian, të cilët u gjetën të vdekur në një autostradë të vendit më parë këtë javë.

Konferenca për shtyp kishte lidhje me vdekjen e Chynna Noelle Deese, 24 vjeç dhe Lucas Robertson Foëler, 23 vjeç. Nuk është hera e parë që një gabim si ky ndodh gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë.

Në qershor, në një konferencë shtypi të një politikani pakistanez ndodhi e njëjta gjë, kur një filtër maceje u përdor rastësisht.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *