Vendosni fjalën kyçe....

Vuçiç dhe patriarku Irinej diskutojnë Kosovën


Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç u takua sot me Patriarkun Irinej, me vlerësimin se situata në Kosovë është ‘më e ndërlikuar dhe se Serbisë nuk i mbetet tjetër përveç se të luftojë’.

Vuçiq e falënderoi patriarkun për faktin se Kisha është gjithmonë me popullin e tij dhe shtetin.

“Situata në Kosovë nuk është e thjeshtë dhe mua më duket e komplikuar sa herë që ne takohemi dhe bisedojmë, por nuk kemi asgjë tjetër veçse të luftojmë sa të jetë e mundur”, tha ai.

Patriarku Irinej foli rreth ftesës së Speciales për kryeministrin në detyrë Ramush Haradinaj, duke pyetur me ironi se “nëse ata i kërkuan falje atyre që duhej t’i thërrisnin” dhe vuri re se kjo është “cirk”.

Vuçiç konstatoi se Haradinaj do të kthehet dhe se “fatkeqësisht ka disa prej tanëve se qëndrojnë në anenë e tij”.

“Por, do të luftojmë. Serbia nuk është e dobët sikurse ka qenë, përkundrazi do të jetë edhe më e fuqishme, para se gjithash ekonomikisht”, tha Vuçiç.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *