Vendosni fjalën kyçe....

LSI u bashkohet artistëve e qytetarëve të ngujuar te Teatri Kombëtar


Nënkryetari i LSI-së dhe ish-deputetë të tjerë të kësaj force politike u janë bashkuar qytetarëve dhe artistëve që janë ngujuar brenda Teatrit Kombëtar.

Në fjalën e tij, Vasili, deklaroi se synimi i qeverisë për grabitjen e pronës publike dhe miliona eurove ndërsa tha se qytetarët do rezistojnë për të shpëtuar zemrën e qytetit.

‘Qeveritarët të mbështetur edhe nga këto institucionet e policisë që i komandojnë sigurisht, fatkeqësisht disa kriminelë është dhe një pjesë e mirë e policisë të cilët janë disa rrogëtarë që i venë përpara këta dhe i kërcënojnë me bukën e gojës, janë vërvitur këtu si çakejtë mbi copën, për këta nuk është teatër kombëtar është thjesht dhe vetëm një copë tokë e cila prodhon qindra milionë euro, e cila duhet rrëmbyer dhe duhet shkulur rrënja e këtij aktiviteti. Unë jam 60 vjeç burrë, kjo është zemra e këtij qyteti, unë jam lindur dhe rritur këtu kjo është zemra, pra në këtë moment këtu po luftojmë ti shpëtojmë zemrën qytetit. Duan t’ja shkulin kusarit e t’ja bëjnë copa-copa kjo është asgjë më shumë.’ – tha Vasili.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *