Vendosni fjalën kyçe....

U qëllua me breshëri plumbash, humb jetën biznesmeni në Vlorë


Ka humbur jetën në spital 40-vjeçari që mbeti i plagosur në një atentat në Vlorë.

Lajmi është konfirmuar zyrtarisht nga policia e cila përmes një njoftimi sqaron se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Hajro Çakërri”, në Vlorë.

Persona të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri arme në drejtim të automjetit tip “BMW” me drejtues shtetasin Bledar Birçaj, pronari i një restoranti të njohur në Vlorë.

“Në lagjen ‘Hajro Çakërri’, Vlorë, në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip” BMW” me drejtues shtetasin. B. B rreth 40 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra është transportuar në spitalin e Vlorës, ku dhe ka ndërruar jetë. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë  ndodhet nē vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të  rrethanave të ngjarjes. Shërbimet e Policisë të D.V.P. Vlorë, të Komisariatit të Policisë Vlorë   po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli me qëllim kapjen e autorit.”- thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *