Vendosni fjalën kyçe....

Ambulancave në New York u ndalohet të çojnë në spital ata që pësojnë infarkt


Mjekëve të ndihmës së shpejtë në New York City u është ndaluar të marrin në spital pacientët që pësojnë arrest kardiak, për shkak se spitalet tashmë janë të zëna me rastet me koronavirus.

Këshilli Rajonal i Shërbimeve Mjekësore të Urgjencës në New York u ka thënë mjekëve që t’i lënë pacientët që pësojnë sulm në zemër, të cilët nuk mund të ringjallen në vendin e ngjarjes.

Një punonjës i shërbimit mjekësor të urgjencës, i tha në mënyrë anonime New York Post: “Ata po përpiqen të bëjnë atë që munden me njerëzit që kanë mundësinë më të madhe të shpëtohen”.

Përhapja e koronavirusit tashmë e ka shtyrë shërbimin e ambulancës së qytetit në një pikë të vështirë, me 20% të punonjësve të saj tashmë të sëmurë.

Letra dërguar punonjësve të urgjencës i udhëzon ata që të përpiqen t’i ringjallin pacientët si zakonisht, por shton se ata nuk duhet të transportohen në spital.

“Në rast se një ndërhyrje përfundon dhe trupi është në ambient publiku, trupi mund të lihet në kujdestarinë e policisë”- vijon letra.

New Yorku është ndër qytetet më të prekura të SHBA-së nga koronavirusi. Numri i vdekjeve nga virusi ka shkuar në 1 374, ndërsa janë shënuar më shumë se 45 000 raste.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *