Vendosni fjalën kyçe....

Ndalohet kolumbiani në aeroportin e Barcelonës, e tradhëton parukia e çuditshme


Policia në aeroportin e Barcelonës ka arrestuar një burrë kolumbian, i cili akuzohet se po përpiqej të kontrabandojë gjysmë kilogram kokainë në Spanjë, të fshehur nën parukën e tij.

Zyrtarët vunë në dukje se udhëtari, i cili kishte ardhur në një fluturim nga Bogota, dukej jashtëzakonisht nervoz. Megjithatë, ajo që tërhoqi vëmendjen e tyre ishte madhësia, dhe në veçanti, lartësia e parukës së tij.

Kur ata i kërkuan të hiqte paruken, oficerët gjetën një pako që përmbante 503 gramë kokainë të ngjitur në kokë e më pas e arrestuan.

Spanja është një nga pikat kryesore të hyrjes në Evropë për kokainën kolumbiane. Sipas studimeve të Bashkimit Europian, Spanja është konsumatori i gjashtë më i madh i BE-së për kokainë.

Mbretëria e Bashkuar kryeson listën, e ndjekur nga Holanda, Danimarka, Franca dhe Irlanda. Spanja është gjithashtu konsumatori i katërt më i madh i kanabisit, pas Francës, Italisë dhe Republikës Çeke.