Vendosni fjalën kyçe....

S’ka pushime në korrik, Rama mbledh Kryesinë e PS-së


Kryeministri Edi Rama ka mbledhur paraditen e sotme Kryesinë e Partisë Socialiste. Mendohet se në këtë mbledhje u diskutua lidhur me analizën për votimet që u mbajtën në 30 Qershor, por edhe përgatitjet për asamblenë që pritet që të bëhet në fund të korrikut.

Mbledhja e sotme zgjati përreth dy orë, ku u caktua edhe data për mbledhjen e Asamblesë Kombëtare, që do të jetë 22 korriku.

Në votimet e 30 qershorit, Partia Socialiste fitoi 61 bashkitë e këtij vendi, pasi opozita nuk mori pjesë.

Në 31 nga 61 bashkitë, kandidatët e Partisë Socialiste nuk kanë patur kundërshtar përballë.

Presidenti i vendit Ilir Meta, ka dekretuar 13 tetorin si ditën kur qytetarët e Shqipërisë do të votojnë për kryetarët e bashkive të tyre.

Kjo verë do të kalojë me tensione për socialistët, pasi në shtator pritet të bëhen ndryshime në qeveri.

Opozita gjithashtu nuk do ta bëjë pushim korrikun, pasi kryedemokrati Lulzim Basha do të nisë një tur takimesh nëpër rrethe, për të mbajtur gjallë aksionin opozitar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *