Vendosni fjalën kyçe....

Njerëzit që nuk dëgjonë mbeten pa informacion për koronavirusin, mungon interpreti në deklaratat publike


Personat që nuk dëgjojnë mbeten të painformuar për koronavirusin pasi në deklaratat zyrtare për shtyp nuk ka një interpreter që me gjuhën e shenjave të informojë këta persona.

Florjan Rojba, nga “Shoqata e Njerëzve që nuk dëgjojnë” ka folur për emisionin “Dita Jonë” në A2 News, duke ngritur shqetësimin se në Shqipëri mungon dhënia e informacionit në gjuhën e shenjave ashtu siç ndodh në vendet e tjera.

Njerëzit që nuk dëgjojnë në Shqipëri kanë shumë probleme me aksesin në informacion me gjuhën e shenjave, nëse shohim vendet e  Ballkanit dhe Europës, kanë ofruar akses për njerzit që nuk dëgjonë në rastin e emergjencave. Në në Shqipëri nuk kemi parë asnjë informacion në gjuhën e shenjave si në rastin e tërmetit dhe ashtu edhe në të koronavirusit. Njerzit kanë nevojë të informohen edhe në Shqipëri. Ëshë shumë e rëndësishme edhe për ata që të informohen që të mbrohet edhe shëndeti i tyre”-deklaroi Rojba.

Në Shqipëri insititucionet shtetërore nuk e ofrojnë këtë shërbim të cilin e kanë detyrim ligjor, dhe ky shërbim ofrohet vetëm nga organizata qeveritare.

Dalja publike e Kryeministrit Italian Guiseppe Conte e shoqëruar me interpreter

Zv/Ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli deklartë e datës 25 mars, pa interpreter.

Deklarata publike: