Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Rama ka pranuar humbjen prandaj do që të bëhet pjesë e Aleancës për Ndryshim


Kryetari i PD-së Lulzim Basha, i ndodhur për fushatë elektorale në njësinë 4 në kryeqytet i është përgjigjur ftesës së ripërsëritur sërish ditën e sotme nga Kryeministri Edi Rama për bashkëpunim.

Basha ka refuzuar sërish këtë ftesë duke thënë se Rama tashmë e ka pranuar humbjen dhe kërkon të bëhet pjesë e Aleancës për Ndryshim.

“Vendimi për ndryshim është vendimi më i madh i cili ka kapërcyer kufijtë e përkatësive politike. E ndjej që mezi preni padurim, pasi këto 8 vite i kanë lënë vragat në trupin e vendit tonë. Na kanë shkulur të rijnë, bijtë dhe bijat, i kanë çuar në emigracion. 8 vite pa mbajtur asnjë premtim dhe ka guxim që të vazhdojë edhe 4 vite të tjera? Sigurisht që jo, ju nuk do tja hapni derën dështimit. Ai e di fare mirë. E ka pranuar humbjen, prandaj edhe në dëshpërim e sipër kërkohet që të bëhet pjesë e qeverisjes së aleancës për ndyfshim. Sot i them nga kjo rrugë e mbushur me njerëz që duan ndryshim; Edi Rama koha jote ka mbaruar! Atë që nuk bërë në 8 vite, se bën dot më. Ke rënduar jetën e mijëra familjeve shqiptare. IK! Largohu”-tha Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *