Vendosni fjalën kyçe....

Sulmohet me thika autobusi me nxënës në Japoni, tetë të plagosur dhe dy të vdekur


Një burrë me thikë ka sulmuar një grup nxënësish që prisnin autobusin në një qytet japonez në jug të Tokios. 

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se personi i armatosur me thikë ka plagosur 16 nxënës të shkollave fillore dhe dy të rritur që ndodheshin në stacionin e autobusit në Kawasaki.

Fatkeqësisht dy prej tyre, një vajzë 12-vjeçare dhe një 39-vjeçar, kanë humbur jetën.

Të 16 fëmijët janë nxënës të shkollës fillore Caritas, një shkollë private katolike në qytet. I dyshuari, një burrë në moshën 50 vjeçare, thuhet se mbante thika në të dyja duart dhe i theri viktimat para se të priste dhe fytin e vet me thikë. I dyshuari vdiq pasi u dërgua në spital.

Një zëdhënës i Departamentit të Zjarrfikëses Kawasaki i tha agjencisë së lajmeve “AFP” se një telefonatë emergjente u prit në orën 07:44 të martën duke deklaruar se një numër i fëmijëve të shkollës ishin therur.

Shoferi i autobusit të shkollës tha se ai e kishte parë të dyshuarin të afrohej me një radhë studentësh të cilët, po prisnin të hipnin në autobusin e tyre.

Nga viktimat, 39-vjeçari besohet se ishte babai i një prej nxënësve. Dy vajza të tjera dhe një grua në të 40-at ndodhen në gjendje të rëndë.