Vendosni fjalën kyçe....

Basha takime ne Vlorë: E kemi marrë leksionin e 30 qershorit, do bëjmë ndryshimet që presin shqiptarët


Kreu i opozitës së bashkuar, Basha, ka zhvilluar një takim me mbështetësit ee opozitës dhe qytetarët në Vlorë.

Në bashkëbisedimin e tij me qytetarët, kryedemokrati theksoi se mospjesëmarrja e vlonjatëve dhe e shqiptarëve në votimet e 30 qershorit ishte tregues i qartë i ndryshimit që presin shqiptarët.

‘Braktisja e votimeve moniste nga qytetarët e Vlorës tregoi se ata duan të jetojnë si qytetarë europianë dhe jo si skllevër të krimit dhe korrupsionit.’ – tha Basha.

Ai theksoi se Partia Demokratike e ka marrë leksionin e 30 qershorit dhe se do punojë për ndryshimin e vërtetë që presin.

‘Kjo është një nga arsyet pse 85% e shqiptarëve e refuzuan regjimin e Edi Ramës më 30 qershor’-tha Basha, i cili theksoi se vetëm një qeveri e dalë nga zgjedhje të lira e të ndershme, do të punojë për njerëzit, jo për klientët e kryeministrit.’ – theksoi Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *