Vendosni fjalën kyçe....

Lirohet ish-deputeti Bardh Spahia


Gjykata e Apelit ne Shkodër ka ndryshuar masën e sigurisë për demokratin Bardh Spahia, duke e kaluar nga arrest shtëpie në detyrim paraqitjeje.

Gjykata e Shkallës së Parë kishte vendosur për Spahin arrest shtëpie.

Ish-deputeti Spahia u ndalua në Shkodër pas djegies së KZAZ-së pak para votimeve të 30 qershorit.

Avokatët e Spahisë i hodhën poshtë pretendimet e prokurorisë, ndërsa kjo e fundit kërkoi që ndaj Spahisë të lihej në fuqi arresti në shtëpi.