Vendosni fjalën kyçe....

E quajti Trump të paaftë, dorëhiqet ambasadori britanik në SHBA


Ambasadori britanik në SHBA, Sir Kim Darroch është dorëhequr pas publikimit të mesazheve ku ai e quante administratën e presidentit amerikan, Trump si jofunksionale, të paaftë dhe jokompetente.

Në deklaratën e tij ai zbuloi se donte t’i jepte fund spekulimeve rreth së ardhmes së tij.

Pas publikimit të mesazheve, presidenti amerikan Trump e etiketoi Darroch një djalë të llastura dhe shumë budalla, duke këmbëngulur se administrata e tij nuk do të merrej më me të.

Situata aktuale është duke e bërë të pamundur që unë të kryej rolin që unë do të doja. Edhe pse misioni im nuk do të përfundojë deri në fund të këtij viti, besoj se në rrethanat e tanishme, qeveria duhet të emërojë ambasadorin i ri’, shkroi ai në rrjetet sociale.

Duke iu përgjigjur dorëheqjes së ambasadorit në Dhomën e Përfaqësuesve, kryeministrja Theresa May tha se ishte e keqardhur që Darroch kishte lënë postin e tij.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *