Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Do e shpallim Xhorxh Sorosin ‘non grata’ përgjithmonë në Shqipëri


Ish-kryeministri Berisha ka thënë mbrëmjen e sotme se saspo PD-ja konservatore të vijë në pushtet, miliarderi hungarezo-amerikan Xhorxh Soros do shpallet non grata përgjithnjë në Shqipëri.

Ai e akuzoi Sorosin se ka shkatërruar shtyllën kurrizore të vendit nëpërmjet reformës në drejtësi dhe se është mbështetës i projekteve të Millosheviçit për ndarjen e Kosovës.

“Soros është një monstër, arrmik i egër i demokracisë në Shqipërisë. Është arkitekt i reformës që prek shtyllën kurrizore të vendit, është mbështetës i projekteve të Millosheviçit për ndarjen e Kosovës. Tani i them atij se akti i parë i forcës konservatore që do vijë në pushtët është shpallja e tij non grata përgjithmonë.” – tha Berisha.