Vendosni fjalën kyçe....

Politikani e kujton për ngjarje të vërtetë por është videoloja ‘GTA 5’, tallet keqazi


Një politikan pakistanez shpërndau një klip të animuar nga ‘Grand Theft Auto 5’, një lojë video, duke sugjeruar se ishte pamjet e vërteta. Interneti shpërtheu më pas në tallje para se ligjvënësi të mund të fshinte postimin e tij në ‘Twitter’.

Khurram Nawaz Gandapur, Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Awami Tehreek të Pakistanit, publikoi në ‘Twitter’ atë që mendonte se ishte pamjet e mahnitshme të një avioni linje që mezi arriti të fluturojë mbi një kamion cisternë të parkuar në një pistë.

Ai shtoi titullin: ‘Largimi i avionit, që mund të kishte përfunduar në një fatkeqësi të madhe. Por gjithçka u shpëtua mrekullisht falë reagimit të pilotit.’

Për fat të keq për ligjvënësin, nuk bëhej fjalë për një ngjarje të vërtetë por ishte një pjesëz e shkëputur nga loja ‘Grand Theft Auto 5’, gjë që nxiti përdoruesit e rrjeteve sociale të talleshin me të.

Kjo është hera e parë që një zyrtar i Pakistanit tallet në internet. Në qershor, qeveria krahinore e Pakistanit Khyber Pakhtunkhwa aksidentalisht shpërndau një takim zyrtar në ‘Facebook’ me ‘filtrin e maces’ së aktivizuar.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *