Vendosni fjalën kyçe....

Kreu i delegacionit të Bundestagut në KiE: Mirëpres ndryshime në Kodin Zgjedhor, palët politike të japin kontribut konstruktiv në Këshillin Politik


Kreu i delegacionit të Bundestagut në Këshillin e Evropës Peter Bayer ka reaguar pas votimit në parlament të marrëveshjes së 5 qershorit për ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Bayer ka mirëpritur ndryshimet e ligjit zgjedhor në vendin tonë duke kërkuar impelentimin e plotë të saj.

Ai ka kërkuar që forcat politike brenda dhe jashtë parlamentit të japin kontribut konstruktiv në Këshillin Politik.

Madje sipas tij nuk ka kohë për të humbur duke përmendur afatin e 30 korrikut i cili është edhe dita kur mazhoranca ka çuar për votim në parlament të ndryshimeve kushtetuese për hapjen e listave.

Mirëpres ndryshimet e ligjit zgjedhor në Shqipëri. Duhet të implementohet plotësisht. Të gjitha forcat politike brenda dhe jashtë parlamentit duhet të kontribuojnë tani në mënyrë konstruktive dhe me përgjegjësi me argumente në Këshillin Politik. Nuk ka kohë për të humbur deri më 30 korrik. Është për shqiptarët në Evropë”-shkruan Bayer në Twitter.

Bayer është njëherësh edhe deputet i CDU/CSU-së në Bundestagun gjerman.

Marrëveshja e 5 qershorit e miratuar sot prek disa aspekte themeolore të ligjit tashmë të mëparshëm në Kodin Zgjedhor, ku risia është identifikimi biometrik i zgjedhësve.

Kjo marrë veshje u dakrodësua nga mazhoranca dhe opozita jashtë parlamentit nën ndërmjetësimin e ambasadorëve të SHBA-së BE-së dhe Britanisë së Madhë të akredituar në vendin tonë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *