Vendosni fjalën kyçe....

De Ligt mbërrin në Torino, “zonjës së vjetër” i kushtoi 75 milionë euro


Pas javësh pritje, ku nuk ishte e lehtë të gjendej akordi mes Juventusit dhe Ajaksit, më në fund, Matijs De Ligt ka mbërritur në Torino.

Mbrojtësi holandez ka mbërritur mbrëmjen e sotme në aeroportin “Kasele”, rreth orës 22:10, ndërsa ditën e nesërme ai do të kryejë edhe vizitat mjekësore, ndërsa do firmosë edhe një kontratë 5-vjeçare me bardhezinjtë.

Juventusi e bleu nga Ajaksi për një total prej 75 milionë eurosh, bashkë me bonuese, ndërsa 19-vjeçari do fitojë 7.5 milion në sezon, ndërsa bashkë me bonuse paga e tij mund të shkojë deri 12 milionë euro.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *