Vendosni fjalën kyçe....

Basha para proteste: Varfërinë dhe papunësinë nuk do t’ua lëmë trashëgim fëmijëve


Pak orë përpara protestës së sotme, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka publikuar spotin e radhës.

Basha fton sërish qytetarët që t’i bashkohen protestës së opozitës së bashkuar, që do të nisë në orën 20:00.

 “Padrejtësinë, pamundësinë, varfërinë dhe papunësinë nuk do tua lemë trashëgim fëmijëve! Sonte në orën 20:00, në Tiranë të gjithë bashkë për familjen dhe fëmijët tuaj, për Shqipërinë e mundësive për të gjithë! #8korrik #ShqipëriaSiEuropa! Asnjë hap pas! #RamaIk”, shkruan Basha krahas videos.

Ky spot nis me fragmente të përplasjes mes policisë dhe protestuesve, vazhdon me kutitë e votimit të 30 qershorit, e vazhdon me pamje nga protestat e mëparshme paqësore.

“Arrogancës dhe shpërfilljes, iu përgjigjëm me refuzim. Padrejtësisë do t’i përgjigjemi me qëndresë. Pamundësinë, varfërinë, papunësinë, nuk doa ua lëmë trashëgim fëmijëve”, thuhet në këtë spot.

Kjo është protesta e dhjetë kombëtare e opozitës së bashkuar, e cila duket se nuk ndryshon qëndrim lidhur me krijimin e një qeverie tranzitore dhe largimin e kryeministrit Edi Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *