Vendosni fjalën kyçe....

FNSH e Policia e Krujës postblloqe për kontrollin e automjeteve të dyshimta


Forca të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe efektivë të komisariatit të policisë Krujë kanë ngritur postblloqe në hyrje të qytetit dhe akset kombëtare.

Mësohet se autoritetet po ushtrojnë kontrolle në automjetet e dyshimta me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale.

Po ashtu qëllim i këtij aksioni është ndalimi i personave të shpallur në kërkim apo që lëvizin të armatosur.