Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthimi në qendrën tregtare në Florida, 23 të plagosur (FOTO/VIDEO)


Policia dhe ekipet e zjarrfikësve po kërkojnë përgjigje, pas shpërthimit në një qendër tregtare në Florida.

Njëzet e tre persona mbetën të plagosur nga ngjarja, dy prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë.

Në videon e publikuar tregohen dritaret e hedhura në erë, ndërkohë që një ndërtesë ngjitur shfaqet plotësisht e shkatërruar, me mbeturina të shpërndara në të gjitha drejtimet.

Shkaku i shpërthimit nuk dihet ende.


Linjat e shkatërruara të gazit janë gjetur në rrënoja, por nuk është konfirmuar nëse shpërthimi ishte shkaktuar nga një rrjedhje gazi.

Policia tha se askush nuk kishte humbur jetën nga incidenti.

Trembëdhjetë njerëz kanë shkuar në dhomën e emergjencës të Qendrës Mjekësore Rajonale Ëestside, tha një zyrtar i spitalit për ABC News.

Zyrtarët e Qendrës Mjekësore të Broëard Health Center thanë se kanë dy pacientë në gjendje të rëndë: një në qendrën e traumës dhe tjetri në dhomën e urgjencës së pediatrisë.

Të gjitha bizneset në zonë janë mbyllur derisa ekipet e zjarrfikësve ta konsiderojnë të sigurt rikthimin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *